
Një nga vendet më mbreslënese që Shqipëria ende rezervon për turistët është Kanioni i Holtës. Ndoshta shumë prej jush as që e kanë dëgjuar këtë mbrekulli natyrore e cila ndodhet vetëm 2 orë larg Tiranës. Shumë pranë qytetit të Gramshit, ndodhet një nga perlat e natyrës shqiptare e cila për vite me rallë ka qëndruar ne harresë në mungesë të infrastrukturës. Vitet e fundit numri i vizitorëve është rritur me ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës,pasi infrastruktura u përmirsua ndjeshëm.

Tek sa i afrohesh kanionit, syri të shesh së largu një urë druri të vjetër që varet mes dy shpateve në hyrje të tij, që ngjan si të kish dalë nga ndonjë skenë filmi e ‘Piratëve të Karaibeve’. Qetësi dhe eko, bimësi që kacavirren shpateve dhe ujë që rrjedh nëpër këmbët e tua, e po ashtu edhe nga shkëmbinjtë, duke krijuar disa ujëvara të mrekullueshme në miniaturë. Pak më tutje, edhe gropa me ujëra termal. Fundi i kanionit kulmon me një gur madhështor i cili duket i vendosur aty para shumë kohësh nga ndonjë krijesë mitologjike.
Kanioni i Holtës shtrihet përgjatë 3 kilometrave, me shpatet e luginës që arrijnë deri në 100-150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m. Kanioni ka shpate të thepisura të mbushura me shpella karstike, si dhe gropa me ujëra termale. Frekuentimi zakonisht nis nga periudha e pranverës deri në fillim të vjeshtës, pasi në periudha me reshje të shumta ngritja e nivelit të lumit e bën të vështirë apo në ditë të caktuara të pamundur përshkrimin e gjithë kanionit me këmbë.
Një nga karakteristikat e kanionit është ngushtica e herëpashershmë mes shpateve, që të krijojnë një ndjesi izolimi total nga pjesa tjetër e rruzullit. Nësë gabimisht lëshon ndonjë pasthirrmë, ekoja e zërit përcillet disa herë nga shpatet që duket sikur e shijojnë pamasë të vetmen lojë fëmijënore që mund të bëjnë përmes trupave të tyre gjigand.
Qetësi dhe eko, bimësi që kacavirren shpateve dhe ujë që rrjedh si në këmbët e tua, ashtu dhe nga shkëmbinjtë duke krijuar disa ujëvara të mrekullueshme në miniaturë. Pak më tutje dhe gropa me ujëra termal. Fundi i kanionit kulmon me një gur të stërmadh që ngjan i vendosur enkas aty përpara shumë kohësh nga ndonjë krijesë mitologjike e një kohe tjetër, që ju bën me dije se për të dalë do ju duhet të ktheheni sërish andej nga erdhët. Ndoshta është koha për pak pushim.

Shkruar nga : Kleida Muka