Magjia e Kanionit të Holtës


Një nga vendet më mbreslënese që Shqipëria ende rezervon për turistët është Kanioni i Holtës. Ndoshta shumë prej jush as që e kanë dëgjuar këtë mbrekulli natyrore e cila ndodhet vetëm 2 orë larg Tiranës. Shumë pranë qytetit të Gramshit, ndodhet një nga perlat e natyrës shqiptare e cila për vite me rallë ka qëndruar ne harresë në mungesë të infrastrukturës. Vitet e fundit numri i vizitorëve është rritur me ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës,pasi infrastruktura u përmirsua ndjeshëm.

Tek sa i afrohesh kanionit, syri të shesh së largu një urë druri të vjetër që varet mes dy shpateve në hyrje të tij, që ngjan si të kish dalë nga ndonjë skenë filmi e ‘Piratëve të Karaibeve’. Qetësi dhe eko, bimësi që kacavirren shpateve dhe ujë që rrjedh nëpër këmbët e tua, e po ashtu edhe nga shkëmbinjtë, duke krijuar disa ujëvara të mrekullueshme në miniaturë. Pak më tutje, edhe gropa me ujëra termal. Fundi i kanionit kulmon me një gur madhështor i cili duket i vendosur aty para shumë kohësh nga ndonjë krijesë mitologjike.

Vazhdoni leximin e “Magjia e Kanionit të Holtës”

Kanionet e Osumit , perlë e vërtetë!

Grykat e Osumit, të njohura ndryshe edhe si “Kanionet i Skraparit”, është kanioni më i madh lumor në Shqipëri. Ai gjendet në rajonin jugor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Qarkun e Beratit, Rrethi i Skraparit. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit

Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Koha e formësimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë.

Vazhdoni leximin e “Kanionet e Osumit , perlë e vërtetë!”