Qyteti antik i Butrintit

Askush nuk mund t’i shpëtojë magjepsjes nga bukuria dhe qetësia e këtij vendi, ku rrethimet natyrore plotësojnë aq bukur rrënojat antike. 

Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit modern të Sarandës. Pozicioni i tij është spektakolar: Qyteti i lashtë okupon pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. Rrëzë një pllaje në jug të kanalit shtrihet një tokë djerrë e tharë nga ujërat që ndan Butrintin nga një sërë malesh, të cilat shtrihen përgjatë kufirit jugor shqiptaro-grek.

Vazhdoni leximin e “Qyteti antik i Butrintit”

Magjia e Kanionit të Holtës


Një nga vendet më mbreslënese që Shqipëria ende rezervon për turistët është Kanioni i Holtës. Ndoshta shumë prej jush as që e kanë dëgjuar këtë mbrekulli natyrore e cila ndodhet vetëm 2 orë larg Tiranës. Shumë pranë qytetit të Gramshit, ndodhet një nga perlat e natyrës shqiptare e cila për vite me rallë ka qëndruar ne harresë në mungesë të infrastrukturës. Vitet e fundit numri i vizitorëve është rritur me ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës,pasi infrastruktura u përmirsua ndjeshëm.

Tek sa i afrohesh kanionit, syri të shesh së largu një urë druri të vjetër që varet mes dy shpateve në hyrje të tij, që ngjan si të kish dalë nga ndonjë skenë filmi e ‘Piratëve të Karaibeve’. Qetësi dhe eko, bimësi që kacavirren shpateve dhe ujë që rrjedh nëpër këmbët e tua, e po ashtu edhe nga shkëmbinjtë, duke krijuar disa ujëvara të mrekullueshme në miniaturë. Pak më tutje, edhe gropa me ujëra termal. Fundi i kanionit kulmon me një gur madhështor i cili duket i vendosur aty para shumë kohësh nga ndonjë krijesë mitologjike.

Vazhdoni leximin e “Magjia e Kanionit të Holtës”

Kanionet e Osumit , perlë e vërtetë!

Grykat e Osumit, të njohura ndryshe edhe si “Kanionet i Skraparit”, është kanioni më i madh lumor në Shqipëri. Ai gjendet në rajonin jugor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Qarkun e Beratit, Rrethi i Skraparit. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit

Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Koha e formësimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë.

Vazhdoni leximin e “Kanionet e Osumit , perlë e vërtetë!”

Parku kombëtar i Llogarasë, parajsa në Tokë!

Atje ku takohen Deti Adriatik dhe Jon, fillon udhëtimi drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Pyjet e harlisur të pishave dhe të lisit janë vetëm fillimi i këtij “mali të panoramave”, i cili është i rrethuar bukur nga vargjet e shumta malore dhe nga Deti Jonik i madh. E vendosur vetëm 40 km në juglindje të Vlorës, Parku Kombëtar i Llogarasë është një nga parqet natyrore më të vizituara në Shqipëri, shtëpi me një florë dhe faunë të pasur dhe disa nga ushqimet më të jashtëzakonshme në vend. Ndonëse parku qëndron i hapur gjatë gjithë vitit, ajo është më e vizituar gjatë verës, si një ndalesë për ftohje dhe një rite literale për kalimin në Rivieren Jugore Shqiptare.

Vazhdoni leximin e “Parku kombëtar i Llogarasë, parajsa në Tokë!”

Parku Kombëtar i Lurës, një bukuri në harresë

Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha.

Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore.

Vazhdoni leximin e “Parku Kombëtar i Lurës, një bukuri në harresë”