Të udhëtosh në Valbonën e bukur…

Parku Kombëtar Valbona ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majave të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke i dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura. Mundësi të mrekullueshme akomodimi dhe pushimi, si dhe për ata që i adhurojnë aktivitetet sportive në natyrë, mundësitë që ofron Valbona janë të shumta, duke filluar nga shtigjet për ecje, terente për të bërë kamp etj

Vazhdoni leximin e “Të udhëtosh në Valbonën e bukur…”