
Liqeni i Prespës është një tjetër perlë natyrore, por edhe turistike e Maqedonisë. I pozicionuar në një lartësi mbidetare prej 885 metër, hapësira e mbrojtur ka një sipërfaqe prej 2080 hektarë. Liqeni i Prespës, ka natyrë të bukur, histori dhe legjenda.
Ky liqen njihet për nga llojshmëria e madhe e specieve në të. Deri tani janë regjistruar rreth 200 lloje zogjsh, 104 nga të cilët janë zogj uji, 62 gjenden në listën e specieve të mbrojutra sipas Konventës së Bernës, kurse tre nga këto lloje janë në listën e kuqe evropiane të specieve të rrezikuara globalisht.
Vazhdoni leximin e “Njihuni me liqenin e Prespës që ofron shumëçka dhe nuk u zhgënjen”