
Kruja, një prej qyteteve më të dashur për shqiptarët, jeton mijëvjecarin e saj të tretë në historinë antike, mesjetare dhe moderne. Sot ajo banohet nga 15 mijë banorë dhe symbol i jetës së tyre është kalaja e lashtë skënderbejane, me rrënjë të thella në histori.
E pasur në histori dhe traditë, Kruja është shtëpia e patriotëve dhe epiqendra e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ishte këtu që Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi më i madh kombëtar shqiptar, mbrojti vendin nga pushtimi i osmanëve. Muzeu Kombëtar i dedikuar për heroin është vendosur në Kështjellën e famshme të Krujës dhe tregon historinë e heroit legjendar dhe mënyrën tradicionale të jetës së popullsisë së qytetit. Panairi i famshëm i qytetit shërben si një urë midis kësaj të kaluare të lavdishme dhe të tashmes, duke ofruar një koleksion të pasur të produkteve tradicionale të bëra nga artizanët vendas. Shtëpi në një nga qendrat shpirtërore të vendit, atë të Sarisalltikut, Kruja është një destinacion vendimtar për çdo vizitor lokal dhe jolokal!
Vazhdoni leximin e “Njihuni me Krujën,shtëpinë e traditës Shqiptare”